Pas mbledhjes së sotme konsultative të mbajtur mes partive politike, kryesuesi Adem Mikullovci pas propozimit të PAN-it ka konfirmuar që seanca e radhës konstituive të mbahet më 24 gusht, njofton Klan Kosova.

“Po e caktoj seancën për 24 gusht edhe pse me një eksperiencë të hidhur mos sigurie duke u mbështetur në këto diskutime konsultative deri tash”, ka thënë Mikullovci.

Ai tha se seanca e radhës është me 24 gusht në ora 10:00.