Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka treguar se Kylian Mbappe do të transferohet nga PSG.

Ai po ashtu tha se nuk e di nëse ky është vendimi i duhur për francezin e talentuar.

“Mbappe është duke ndërruar skuadër, por është duke qëndruar në Ligue 1. E ardhmja do të tregojë nëse vendimi i tij ishte i duhuri”, tha Deschamps gjatë një takimi me gazetarë.

Mbappe do të huazohet për një sezon në PSG, me mundësi blerje në vitin 2018 për 180 milionë euro me bonuse.