Davison Sanchez edhe zyrtarisht është lojtar i Tottenham.

Tottenham ka kompletuar transferimin e talentit, Davison Sanchezin, nga Ajaxi. Sipas mediave britanike, lojtari i ka kushtuar klubit anglez 40 milionë funte.

Mbrojtësi 21 vjeçar është një ndër talentet më premtues në Evropë dhe gjatë verës është kërkuar nga shumë skuadra.