Cristiano Roanldo do të mungojë edhe tre ndeshje tjera për Real Madridin
Tribunali Administrativ i Sporteve në Spanjë e ka konfirmuar dënimin me pesë ndeshje të Cristiano Ronaldos.
Portugezi ishte ndëshkuar me karton të kuq ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës, për të shtyrë më pas edhe gjyqtarin.
Kjo bëri që ai të dënohej me pesë ndeshje, çka u vërtetua në Apel dhe tashmë nga Tribunali Administrativ i Sporteve.
Ronaldo tashmë ka munguar në dy ndeshje, çka do të thotë se nuk mund të luajë as në tre ndeshjet e ardhshme