Ryan Kent ka nënshkruar kontratë afatgjate me Liverpoolin dhe është promovuar në ekipin e parë.

  Mesfushori 20 vjeçar, Ryan Kent, ka nënshkruar kontratë afatgjate me Liverpoolin dhe nga ky sezon do të jetë pjesë e ekipit të parë të Jurgen Klopp, pas paraqitjeve fantastike në parasezon.

“Është arritje e madhe. Jam shumë i lumtur. Është ditë e madhe për mua dhe familjen time në përgjithësi. Ishte vendim i lehtë pasi kemi një trajner që i pëlqen shumë t’i përdorë lojtarët e rinj dhe dua të zhvillohen edhe më shumë”, tha Kent.