Edhe zyrtarisht Renato Sanches është lojtari më i ri i Swansea City.

Swansea City ka bërë të ditur se ka transferuar në formë huazimi mesfushorin portugez, Renato Sanches, nga Bayern Munich.

Lojtari do të luajë një sezon në Premierligë, ndërsa në vitin 2018 do të rikthehet sërish te Bayern Munichu.