Cristiano Ronaldo është më fat që luan në skuadrën më të mirë në botë, Real Madrid

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo sot ka fituar dy çmime nga UEFA, si sulmuesi dhe lojtari më i mirë i vitit 2017, duke mposhtur Leo Messin, Paulo Dybalan dhe Gianluigi Buffon.

Pasi mori çmimin, Ronaldo tha se është shumë më fat që luan në Real Madrid, në klubin më të mirë në botë, duke konfirmuar kështu se nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu.

“Është e jashtëzakonshme të shënosh 100 gola në Ligën e Kampionëve. Është një ëndërr”, tha fillimisht Ronaldo pasi mori çmimin.

“Të luaj në Real Madrid, në klubin më të mirë në botë dhe në nivele kaq të larta, ndjehem shumë më fat dhe i lumtur që jam këtu edhe një herë tjetër”.