Roma ka huazuar sulmuesin Sadiq Umar te skuadra e Torinos

Roma dhe Trino kanë arritur marrëveshje për huazimin një vjeçar me të drejtë blerje për sulmuesin, Sadiq Umar.

“AS Roma njofton se Sadiq Umar është transferuar te skuadra e Torinos. Lojtari është huazuar deri më 30 qershor 2018, me të drejtë blerje në fund”, thuhet në njoftimin zyrtar të Romës.

Sadiq u transferua anë Romë në vitin 2015 nga Spezia, duke u paraqitur në gjashtë ndeshje në Serie A, ku ka shënuar dy gola.