Pepe Reina pritej të largohej nga Napoli për të kaluar në Francë të PSG

Portieri spanjoll, Pepe Reina është i lumtur në Napoli dhe nuk do të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

 Ditëve të fundit ishte raportuar se spanjolli do të kalonte në PSG, por agjenti i tij e konfirmoi se Reina është i lumtur në Napoli dhe nuk do të largohet.

“Reina është i lumtur të qëndrojë në Napoli”, tha agjenti i lojtarit.

Lajmin për qëndrimin e tij e ka konfirmuar edhe baba i Reinas” Mund të ju konfirmojë se ai do të qëndrojë në Napoli. Ai është i lumtur atje”.