Larry Kayode edhe zyrtarisht është lojtar i Manchester City.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Austrisë së Vjenës, që ka bërë të ditur se sulmuesi 24 vjeçar nga tani është edhe zyrtarisht i Manchester Cityt.

“Është zyrtare: Larry Kayode është larguar pas 85 paraqitjeve nga Austria për tu transferuar te Manchester City. Gjithë të mirat Larry!”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale.