Samir Nasri është larguar nga Manchester City.
Edhe zyrtarisht Samir Nasri është lojtar i klubit turk, Antalyaspor. Klubi bën të ditur se Nasri është larguar me marrëveshje të përhershme.
Francezi u transferua te City nga Arsenali në vitin 2011, duke shënuar 27 gola në 176 paraqitje, ndërsa ka fituar dy herë Premierligën, dy Capital One Cups dhe Community Shield.