Kylian Mbappe do të transferohet në PSG, këtë e vërteton fakti se Jovetic ka marrë numrin 10’të te Monaco.

Monaco ka kompletuar transferimin e Stevan Jovetic nga Interi për 11 milionë euro. Ajo që ra në sy ishte numri i fanellës. Jovetic ka zgjedhur numrin 10’të të cilin e kishte Kylian Mbappe.

Kjo do të thotë se talenti francez mund të konsiderohet lojtar i PSG-së, ashtu siç u raportua mbrëmë se klubet kanë arritur marrëveshje që 18 vjeçari të transferohet këtë sezon në formë huazimi me të drejtë blerje në verën e vitit 2018 për 180 milionë euro.