Juventus ka njoftuar se sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala ka marrë fanellën me numër 10

Pas vetëm një sezoni me Juvetusin, Paulo Dybala ka marrë fanellën e famshme të Juventusit me numër 10, të cilën e kanë mbajtur legjenda të mëdha të skuadrës.

 I fundit që e kishte bartur këtë fanellë ishte Paul Pogba, i cili në vitin 2016 ishte transferuar në Manchester United për 110 milionë euro.

Dybala ka mundur ta marrë që në fillim këtë numër, por kishte thënë se dëshiron ta meritojë dhe pas një viti të suksesshëm, ai edhe e ka marrë.

Në të kaluarën këtë numër e kishin bartur legjendat si Alessandro Del Piero, Carlos tevez, Roberto Baggio dhe Michael Platini.