Yarmolenko edhe zyrtarisht është lojtar i Dortmundit.

Dortmundi ka kompletuar transferimin e sulmuesit, Andrey Yarmolenko, nga Dinamo Kiev, shkruan Gazeta Express.

Ai do të zëvendësojë Ousmane Dembelen, që u largua nga gjermanët për të kaluar te Barcelona.

27 vjeçari ka nënshkruar kontratë me Borussia Dortmundin deri në qershor të vitit 2021.