Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka zgjedhur klubin e tij të ri, duke u bërë pjesë e skuadrës turke Osmanlispor.

27-vjeçari ka hedhur firmën në kontratë ditën e sotme, në një marrëveshje e cila i ka kushtuar edhe përjashtimin nga ekipi Kombëtar pasi nuk u paraqit në grumbullim siç i kërkonte trajneri Christian Panucci.

Mos gjetja e hapësirave te Basakasehir, solli që Cikalleshi të zgjidhte një skuadër të një niveli disi me të ulët, për t’u aktivizuar rregullisht.

Aktualisht, Osmanlispor nuk është duke treguar formë të mirë në kampionat, ku në 3 takime ka siguruar vetëm 1 pikë.

Sulmuesi shqiptar pritet të jetë pikë referimi në sulmin e skuadrës turke.