Kevin Boateng është kthyer në Gjermani te skuadra e Eintracht Frankfurtit

Skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt ka njoftuar edhe zyrtarisht që ka nënshkruar me mesfushorin Kevin Boateng

Lojtarë dy ditë më parë prishi kontratën me Las Palmas, për të nënshkruar sot me Frankfurtin.

“I dëshirojmë mirëseardhje Kevin Boateng”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Frankfurtit.

Boateng me skuadrën gjermane ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e cila do ta mbaj atë të lidhur me klubin deri më 30 qershor të vitit 2020.