Vullnet Basha është transferuar te Wisla Krakova

Klubi polak, Wisla Krakova, përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, ka bërë të ditur se ka transferuar shqiptarin, Vullnet Basha, vëllain e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Migjen Basha.

 “Fillimisht, dua t’i falënderoj të gjithë për besimin nga ky klub. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu dhe mezi po pres të bashkohem me djelmoshat”, tha shqiptari.

“Të them të drejtën, nuk e prisja një propozim të tillë. E di se Wisla është klub i madh me tifoz të jashtëzakonshme dhe për këtë nuk u mendova dy herë. Vetëm që të luaj në këtë klub, për mua është kënaqësi”, shtoi më tej vëllai i Migjenit.

Para transferimit në Poloni, Basha ka luajtur për Murcian, derisa më herët është paraqitur edhe me Ponferradinan dhe Real Zaragozan.