Shkodran Mustafi do të mbetet në Arsenal

Babai i Shkodran Msutafit, Kujtimi, ka zbuluar për Football Italia se qendërmbrojtësi shqiptar nuk do të largohet nga Arsenali.

Gjatë këtyre ditëve është përfolur se Shkodrani është afër kalimit në Inter, përcjell Gazeta Express.

“Unë jam agjenti i Shkodranit dhe jam këtu duke pushuar në shtëpi. Asgjë nuk do të ndodhë sot”, ka deklaruar Kujtimi.

Mustafi, i cili u transferua në Arsenal vitin a kaluar nga Valencia, ka kontratë me londinezët deri në vitin 2021.