Meqë nuk mund të përballonte jetën në Zvicër me një pension, 76-vjeçare Elisabeth Kuchler vendosi të vinte në Kosovë.

“Jam një refugjate ekonomike këtu [në Kosovë]”, thotë Kuchler.

Me të ardhur në Kosovë, 76-vjeçarja kontaktoi një arkitekt dhe bleu një copë tokë për një shtëpi.

“Kur e kuptuan se doja me të vërtetë t’i shkoja deri në fund kësaj pune [ndërtimit të shtëpisë v.j], më deklaruan të çmendur”, deklaroi ajo.

Kuchler bën jetë të rehatshme në Kosovë. Ka një pastruese të shtëpisë dhe i njeh banorët tjerë të fshatit.

“Mësimi i një gjuhe të re është praktikisht e pamundur për mua, për shkak të moshës sime”, shprehet zvicerania, teksa shton se në Zvicër do të kthehet kur të vdesë. /Insajderi/