Sot e (hënë, 07 gusht 2017), në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, me fillim në ora 13:00, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, do të realizoj takim me Ministrinë e Drejtësisë Bilen Saliji, me rastin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Agjencionin për të drejta fundamentale (FRA) të Bashkimit Evropian.

Para fillimit të takimit, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ministri Saliji do të japin deklarata për media, ndërkaq ekipet e gazetarëve do të kenë mundësi të marin edhe inserte nga fillimi i takimit.