Zv.kryeministri z. Hazbi Lika gjatë pjesëmarrës në Samitin e Kartës së Adriatikut, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka për qëllim të ndihmojë shtetet e Ballkanit në procesin drejt anëtarësimit në NATO, ka realizuar takime me krerët e qeverive të rajonit.
Stabiliteti i Qeverisë së re të RM-së është motivim për gjithë regjionin e Ballkanit.

Nga ana tjetër kryeministri Zaev, ndërkaq, kumtoi se Republika e Maqedonisë ka marrë Qeveri të përkushtuar ndaj reformave dhe integrimeve euroatlantike të shtetit, që duhet të kontribuojnë për jetë cilësore të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
“Kemi Qeveri stabile, e cila i bashkon të gjithë qytetarët dhe bashkësitë etnike në shtet. Punojmë në mënyrë energjike në ndryshimet e nevojshme, duke i përfshirë të gjithë në qeveri. I zhvillojmë sinqerisht dhe me dinamikë marrëdhëniet e mira fqinjësore. Me këtë, besojmë se i hapim perspektivat evropiane dhe shpresojmë se do të jemi anëtarja e ardhshme e NATO-s”, theksoi Zaev.