Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, sot në Durrës, Shqipëri, do të marrë pjesë në takim joformal të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor kushtuar integrimit rajonal.

Në takim, nikoqir i të cilit është kryeministri shqiptar Edi Rama, do të mbahen disa sesione pune me tema lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe për përforcimin e proceseve integruese në Ballkanin Perëndimor.

Në margjinat e takimit joformal pritet edhe takim ndërmjet kryeministrave të Maqedonisë dhe të Serbisë, ku kryeministrja serbe Bërnabiq do t’i transmetojë kryeministrit Zaev ftesën për mbajtjen e seancës së përbashkët të qeverive të të dy vendeve deri në fund të vitit.

Krahas kryeministrave të shteteve të rajonit, do të marrin pjesë edhe komisari për zgjerim të Bashkimit Evropian Johanes Han dhe nënkryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore Siril Miler.

Nga Komisioni Evropian, presin në fokus të takimit joformal të kryeministrave nga gjashtëja e Ballkanit Perëndimor, të jetë përforcimi i implementimit të obligimeve të ndërmarra gjatë Samitit të BE-së – Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt në korrik të këtij viti në Trieste, veçanërisht plani aksional për thellimin e integrimit ekonomik rajonal.

Zona ekonomike rajonale, e dakorduar në samitin në Trieste, do të sigurojë mundësi të reja për biznesin dhe qytetarët, do ta përforcojë rritjen ekonomike dhe vendet e punës. Hapat e ardhshëm konkret përfshijnë njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale dhe tejkalimin e pengesave për tregti dhe investime në rajon, vendosjen e dialogut rajonal për transformim digjital dhe fillimin e negociatave për mekanizma për zgjidhjen e kontesteve, thuhet në kumtesën e KE para takimit në Durrës.

Komision i Evropian fuqimisht e mbështet bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e domosdoshme nga perspektiva e tyre për qasje drejt BE-së, përmes investimeve të rëndësishme në lidhjen e infrastrukturës, ekonomive dhe njerëzve në vetë rajonin dhe ndërmjet rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së