Skender Rexhep Zejdi pas kacafytjes në këtë Lëvizje që zbuloi portali TetovaSot ka hedhur dyshime se portalet e afërta me BESË-n kanë dëmtuar rrugëtimin politik të BESËS dhe nxjerrin skandalet nga kjo parti. Ai tregon vet se Lëvizja BESA monitoron shumë portale që për të është normale nëse kjo parti ka në disponim mediat që shpifin për partitë tjera, e kur kritikohet BESA atëherë këto lajme janë lajme janë shpifje.

Koncepti dhe rrugëtimi politik i Lëvizjes BESA më shumë po dëmtohet nga portalet “e afërta” me Lëvizjen BESA, se sa nga portalet tjera të cilat paguhen për të shpifur mbi aktivitetet e strukturave politike të BESËS.
Prandaj, portalet tjera le të vazhdojnë të shpifin mbi ne, se edhe ashtu askush nuk u beson atyre.
Ndërsa, nga portalet “e afërta” me ne, kërkoj që të ndërprejnë politikbërjen, sepse këtë punë ashtu edhe siç u takon, e bëjnë strukturat dhe organet përgjegjëse të Lëvizjes BESA.
Sulmet dhe shpifjet e portaleve tjera, veçse e forcojnë Lëvizjen BESA, ndërsa “politikbërja” e portaleve “të BESËS” i dëmton raportet brenda strukturave të Lëvizjes BESA” ka shkruar Zejd Rexhepi

Ndryshe mbrëmë në degën e Çairit në Lëvizjen BESA një person H.A ka hyrë me dhunë në mbledhje që përflitet se është krahu i Kastriot Rexhepit ku ka pasur përplasje mes grupit të Bekim Saliut.