Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në mes të zonës së ish-bllokut në Tiranë, duke shkrumbuar një butik.

Siç bëjnë të ditur dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, zjarrfikësja është vonuar jo pak, por plot 45 minuta.

Megjithëse është njoftuar menjëherë për zjarrin, zjarrfikësja është vonuar 45 minuta duke i dhënë kohë të mjaftueshme zjarrit që të shkrumbojë butik ‘Jardin’ në mës të zonës së ish-bllokut.

Zjarri jo vetëm që ka shkrumbuar mijëra euro mall në këtë butik, por ka vënë në rrezik edhe jetët e banorëve që banonin sipas dyqanit, duke sjellë edhe panik mes tyre.