Forcat e ARM-së janë angazhuar për parandalimin e zjarrit te Lutoec, vendi i quajtur Zmijarnik, i cili ende është aktiv, që të mos zgjerohet drejt f. Trebovle. Janë dëmtuar tre shtylla druri për furnizim me energji elektrike në vendin e banuar f. Blizankso. Zjarri në f.Deviç është vënë nën kontroll, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza.

Sipas të dhënave me të cilat disponon QRMK për situatën me zjarret në Maqedoni deri në orën 11:30, për momentin për shuarjen e zjarrit në zonën e f. Trebovle janë angazhuar: ARM për zjarrin në f. Trebovlje dhe një pjesë në zonën e f. rastesh, NJTZ të Makedonski Brod, dy helikopterë nga ARM-ja (kanë vepruar në orët e hershme të mëngjesit). Banorët e vendit nga f. Rastesh dhe vullnetarë nga Tetova janë përfshirë për shuarjen e zjarrit në f. Rastesh, NP Pyjet e Maqedonisë nga Makedonski Brod janë angazhuar për veprimin e zjarrit në f. Deviç i cili është nën kontroll.

цук територија зафатена со пожари

Zjarri i filloi dje në zonën e f.Podvis drejt f.Lokveni ende është aktiv. Po digjet pylli me drunj të shkurtër. Gjatë ditës së djeshme kanë vepruar ekipet e NJTZ Krushevë, NJTZ Krivogashtani dhe popullata e vendit. Gjatë ditës së djeshme ka pasur rrezik nga përfshirja e rrethinës dhe manastirit “Shën Anastasie”, por me intervenimin në kohë rreziku është tejkaluar. Në orët e hershme të mëngjesit është dërguar ekipi i NJTZ Krushevë dhe të punësuarit në NP “Lipa” Krushevë. Për momentin rreziku nga zgjerimi i zjarrit është tejkaluar, në mënyrë aktive shuhet dhe nuk ka rrezik për zgjerim edhe nga ana tjetër drejt f. Zhitosh. Pritet që gjatë ditës ai të lokalizohet.

Zjarri në zonën e f. Koritë është lokalizuar. Nga orët e hershme të mëngjesit, ekipi është në terren dhe po intervenon. Është djegur bari i thatë, informojnë nga Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Qendrës për menaxhim me kriza.

Global