Policia ngriti kallëzime penale kundër dy personave nga Makedonski Brodi, të cilët dyshohen se e i kanë shkaktuar zjarret rreth këtij qyteti në fillim të këtij muaji.

Njëherit ata do të përballen me veprat penale ”shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”, dhe ”shkaktimin e zjarrit në pyje”. Sipas informacioneve, ata nga bishtat e cigareve, më 4 gusht, rreth orës 12, kanë shkaktuar zjarr që më vonë është zgjeruar.

Kallëzim i njëjtë është ngritur edhe për një person tjetër nga fshati Kosovë, i cili është përgjegjës për ndezjen e zjarrit, që më vonë është përhapur në drejtim të fshatit Trebolje dhe që dogji qindra hektarë pyje.