Temperaturat e larta kanë ndikuar që disa hektarë tokë të përfshihen nga zjarri në zonën e Mitrovicës.

Një lexues i Indeksonline ka përcjellur një video, për të cilën thotë se në këtë zonë po rrezikohen edhe disa shtëpi përreth.

Kujtojmë se këto ditë temperaturat janë rritur ndjeshëm, dhe në ditët në vijim pritet të ngriten edhe më shumë.