Dhjetëra zjarrfikës po luftojnë me zjarrin e madh, i cili sot ka shpërthyer në tregun e peshkut në Tsuki, i cili është tregu më i madh i peshkut në botë dhe njëri nga atraksionet më të popullarizuara turistike në Tokio.

Tash për tash nuk ka të dhëna për të lënduar, transmeton Reuters.