Një zjarr masiv ka shpërthyer këtë mbrëmje në zonën e Vorës, në fshatin Kuç, teksa flakët janë shtrirë në rreth 3- 4 kilometra gjerësi.

Për të shuar vatrën e zjarrit në vendngjarje kanë shkuar 3 automjete zjarrfikëse dhe rreth 50 forca të ushtrisë.

Por situate është kritike pasi zjarri është tejet i madh dhe rrezikon të përfshijë dhe një fabrikë fishekzjarresh që ndodhet aty pranë.

Terreni është mjaft i vështirë dhe në rast të shpërthimit të fabrikës, situate do të përshkallëzohej në përmasa të frikshme dhe të pallogaritshme.

Kësisoj forcat që ndodhen aty ku janë flakët kanë kërkuar ndërhyrjen immediate nga ajri, pasi shuarja e flakëve përmes tokës është thuajse e pamundur.