Një zjarr i madh është përhapur në dalje të Prishtinës, më saktësisht në Llukar.

Koha.net ka siguruar disa pamje ku mund të shihet zjarri, i cili është shumë pranë ish-kazermës së Ushtrisë, i cili tani shërben si hapësirë për deponimin e pasurisë së luajtshme të konfiskuar si e fituar në mënyrë të jashtëligjshme.

Zjarrfikësit në Prishtinë kanë thënë se ekipet janë në vendin e ngjarjes duke bërë të pamundurën për të shuar zjarrin.

Sipas tyre, dyshimet e para për shkaktimin e këtij zjarri është faktori njeri.