Zinedine Zidane ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes me Deportivo La Corunan, e cila është e para për sezonin e ri
Numri një i Los Blancos, Zinedine Zidane ka bërë të ditur se objektiv kryesor i skuadrës në këtë sezon është triumfi në La Liga.
“Për ta fituar La Ligën në vazhdimësi është një gjë fantastike. Ne e fituam Ligën e Kampionëve, Super Kupën e Evropës, Superkupën e Spanjës, por La Liga është diçka e veçantë”, thotë Zidane.
“Qëllimi ynë është të përpiqemi që përsëri ta fitojmë La Ligën. Kemi mundësi si skuadra të tjera, dhe do të përpiqemi të fitojmë sërish La Ligën “, ka theksuar ai.