Zinedine Zidane tha se Real Madrid është i uritur për më shumë trofe, pas triumfit në Superkupën e Europës ndaj Manchester United. Casemiro dhe Isco autorët e dy golave të “Los Blancos” në fitoren 2-1 të tyre në Shkup, të martën. Casemiro hapi rezultatin në minutën e 24-t dhe njeriu i ndeshjes, Isco, e dyfishoi epërsinë shtatë minuta mbasi kishte filluar pjesa e dytë, para se Romelu Lukaku të reduktojë deficitin e golave. Real Madridi fiton kësisoji trofen e tretë të Superkupës Europiane nga viti 2014. “Ne e dimë se kemi shumë të talentuar në skuadër, që me punën e madhe mund të arrijnë gjëra të mëdha, – ka thënë trajneri Zidane.

– Jemi shumë të uritur, gjithmonë duam më shumë. Ishte një performancë e përkryer. Pjesa e parë ishte fantastike dhe pastaj ne luftuan pak në fund të pjesës së dytë. Në qoftë se do të kishim shënuar golin e tretë do të kishim qenë më të qetë. Ne treguam karakter të madh dhe uri. Ka pasur festime të mëdha në dhomat e zhveshjes, kjo është normale, sepse ne kurrë nuk lodhemi duke fituar. Ne i kontrolluam gjërat ku kundërshtari është shumë i fortë, të tillë si topat e dytë dhe topat e lartë. Ne ushtruam presion të lartë dhe nuk e lejuam Manchester United të luajë. Bëmë atë që duhej me topin dhe qëndruan të qetë. Përkushtimi i përgjithshëm i ekipit ishte diçka vendimtare.”

Zidane, skuadra e të cilit ka shënuar në 66 ndeshjet e fundit, në të gjitha garat, shtoi: “Ne e dimë se çdo lojë do të jetë më e vështirë, ndaj duhet të jemi shumë të përgatitur për sezonin e ri. Duam të japim gjithçka kemi, sepse nuk na mungojnë ambiciet për të bërë më të mirën. Kjo ndaj Manchester United nuk kishte krahasim me ndeshjet e tjera parasezonale. Ishim superiorë nga minuta e parë deri në të fundit.”