Zinedine Zidane ka ftuar 19 lojtarë për ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka ftuar 19 lojtarë për ndeshjen ndaj Barcelonës, e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu në kuadër të Superkupës së Spanjës.
Në këtë ndeshje nuk do të mund të luajë Cristiano Ronaldo, i cili është suspenduar me pesë ndeshje, për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e parë në Camp Nou dhe shtyrjes së gjyqtarit.
Po ashtu, për këtë takim nuk janë ftuar as Moyaral e Llorente dhe Vallejo i lënduar.
Ndeshja ndërmjet Realit dhe Barcelonës do të zhvillohet nga ora 23:00.