Zinedine Zidane është i kënaqur me organikën që ka në dispozicion dhe nuk mendon për blerje të mëdha në ditët e fundit të merkatos. Ndryshe nga vitet e tjerë, presidenti Florentino Perez nuk ka blerë yllin e radhës, duke i besuar skuadrës së konsoliduar që ka vënë në dispozicion të trajnerit e që ka fituar trofe radhazi.

Ndoshta mund të bëhet përjashtim për portën, me De Gean ende si fiksim, por përsa i përket sulmit Zidane është i qartë.

“Nuk dua një sulmues tjetër. Kam besim te Mayoral dhe do t’ia jap shansin gjithë vitin, sepse ai është lojtar që mund të na ndihmojë kur kemi nevojë. Për të është një vit për të mësuar e për të qenë gati kur t’i jepet rasti të luajë”, tha trajneri.