Penalltia, unë nuk e di, por kartoni i dytë për Cristiano Ronaldo ishte i fortë. Ishte e vështirë për ta ndalur Iscon, – ka thënë Zidane në konferencën për shtyp pas ndeshjes në “Camp Nou”.

– Për mua nuk ishte as plan A dhe as plan B. Ende nuk e konsideroj Superkupës të mbyllur”. Më tej, trajneri francez i madrilenëve ka nënvizuar pas fitores 3:1 ndaj Barcelonës, në finalen e parë të Superkupës së Spanjës: ”Ashtu si gjithmonë, nuk do të futem në debatin për arbitrat. Ne kemi bërë një ndeshje të madhe. Ajo që më shqetëson është përjashtimi i Cristianos. Mirë që nuk kishte penallti, por edhe kartoni i verdhë ishte pak i fortë”, tha Zidane