Trajneri francez i Realit të Madridit, Zinedine Zidane ka folur për mediat para ndeshjes së Superkupës përballë Manchester United, takim i cili do të luhet mbrëmjen e sotme në Shkup të Maqedonisë.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në sallë nëse do të luajë Cristiano Ronaldo, tekniku francez i është përgjigjur pozitivisht.

“Ai është këtu me ne sepse mund të luaje”, u shpreh Zidane.

Ndeshja luhet sot në orën 20:45.