Modelja e njohur Kendall Jenner këto ditë ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin erdhi atraktive si çdo herë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Kendall ka ndarë me ndjekësit pjesë nga ky fotosesion.

Ajo ka postuar një foto në të cilën shfaqet vetëm në të brendshme, e shtrirë në vaskën përplot me lule.

Kjo fotografi është realizuar gjatë fotosesionit për “La Perla”, ku modelja shfaq linjat perfekte në veshjen provokuese.