Tetë persona janë zhdukur dhe disa fshatra janë evakuuar pas rrëshqitjes së dheut në juglindje të Zvicrës, njofton policia.

Ndërkohë dje, 100 persona u evakuuan nga Bondo, transmeton Express.

Gurët janë rrokullisur nga bjeshka deri në hyrje të fshatit dhe policia në kantonin Graubuenden ka thënë se disa ndërtesa janë dëmtuar.

Policia ka theksuar se nuk ka qenë në gjendje të mbërrijë te tetë persona që ishin në luginën Bondasca në kohën e rrëshqitjes së dheut. Besohet se ata janë shtetas të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës.

Gjashtë nga këta persona janë raportuar si të zhdukur nga të afërmit.