Vazhdon të mbetet e paqartë përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Bedredin Ibrahimi nga radhët e PDSH-së, ndonëse partia e tij në zgjedhjet e fundit pësoi disfate dhe nuk gëzon primatin e partisë më të madhe opozitare vazhdon edhe më tej ta ushtroj funksionin e anëtarit të KSHZ-së, derisa nga Lëvizja BESA më kontinuitet kërkojnë një vend në këtë institucion. Ndryshe Ibrahimi ka mbushur edhe moshën për pension. Nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime nuk sqarojnë nëse Ibrahimit I është vazhduar mandati për dy vjet tjera që të jetë anëtarë I KSHZ-së ose ai duhet të del në pension. Ish kreu I KSHZ-së Aleksandar Novakovski, e vlerëson si të palogjikshme përfshirjen e anëtarëve të Lëvizjes BESA në këshillat zgjedhor, por jo edhe në përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në rastin konkret Besa e ka pas të patjetërsueshme të ketë anëtarin e saj në KSHZ. Nëse e shohim interpretimin e KSHZ-së, ajo I dha Besës të drejtë të propozojë anëtarë dhe zëvendës anëtarë në kryesitë zgjedhore , tani ku është logjika e tyre këtu. Nga njëra anë kërkohet interpretim ligjvënës nga Kuvendi, ajo shkon shumë ngadalë, do të mbarojnë zgjedhjet derisa të bëhet ajo- tha Aleksandar Novakovski, ish Kryetar i KSHZ-së.

Nga ana tjetër profesori universitar Temelko Ristevski thotë se BESA mund të ketë anëtarin e saj në KSHZ atëherë kur t’i përfundojë mandati përfaqësuesit të PDSH-së , Bedredin Ibrahimi.

Duke pas parasysh aspektin kushtetues nuk do lejohej të kishte probleme që BESA të ketë përfaqësues në KSHZ, sepse ajo përfaqëson numër të konsiderueshme të qytetarëve dhe nuk lejohet të mos jenë të përfaqësuar në kësi organe shtetërore, këtu patjetër të gjinden zgjidhje. 5:15 Unë mendoj se nuk është e preferueshme vazhdimi i mandatit të anëtarëve të KSHZ-së, mirëpo nga ana tjetër të gjithë kanë të drejtën e punës edhe pas pensionit. Por duke marrë parasysh atë, se këtu bëhet fjalë për interesa partiake, preferohet që të mundësohet që përfaqësimi të jetë i drejtë- tha Temelko Ristevski, ekspert.

Muaj më parë, Bedredin Ibrahimi i deleguar nga PDSH dhe Violeta Duma nga LSDM kanë kërkuar vazhdimin e mandatit për dy vite tjera, edhe përkundër që kanë përmbushur moshën për pension.Ndërkohë para dy ditësh, KSHZ solli vendim që afati për dorëzimin e propozimeve për Këshillat Zgjedhor nga ana e partive në pushtet dhe atyre opozitare, të vazhdohet deri të martën në mesnatë./alsat-m