Christian Pulisic nuk dëshiron të largohet nga Borussia Dortmund për të kaluar në Liverpool

Anësori i Borussia Dortmundit, Christian Pulisic ka thënë se është shumë i lumtur në Gjermani dhe nuk po mendon për të ndërruar skuadër.

Pulisic shihet si zëvendësues i Philippe Coutinhos nga Jurgen Klopp, pasi braziliani dëshiron të transferohet në Barcelonë.

“Unë jam shumë i lumtur në Dortmund. Të jem i qartë, unë nuk jam duke menduar të ndërrojë skuadër”, tha Pulisic për mediat gjermane.