Zëvendëskryeministri serbe Zorana Mihajloviq tha se çështja e Kosovës duhet të shikohet realisht, “pa mite, legjenda rrahagjoks patriotik”.

“Nëse shikojmë ku jemi, të shohim se çfarë fqinjësie kemi, se sa të fortë jemi, çfarë janë dobësitë dhe kërcënimet tona dhe në bazë të kësaj fotografive reale të gjejmë një zgjidhje të mundshme”, ka thënë Mihajloviq.

Ajo tha se dialogu për Kosovën që e prezantoi kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duhet të tregojë nëse gjenerata e tanishme e politikanëve janë në gjendje për të zgjidhur këtë problem, transmeton lajmi.net.

“A jemi luanë, apo jemi minj. “Ose do të fillojmë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ose do të veprojmë sikurse ata para nesh, dhe këtë problem t’ua lëmë si gur në qafë fëmijëve tanë”, tha Mihajloviq.

Ajo tha se propozimi Vuçiç tregoi se opozita s’ka absolutisht asnjë propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe se këtë nuk po e sheh vetëm Serbia, por edhe Evropa dhe bota.