Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane

Në takim, siç njoftojnë nga Sektori për marrëdhënie me publikun e SÇE, do të diskutohen marrëdhëniet mes dy vendeve, në veçanti mundësitë e reja për avancimin e marrëdhënieve bilaterale që hapen në përputhje me frymën e re pozitive në rajon.

Osmani, Koxiasit do t’ia prezantojë Planin 3-6-9, procesin si dhe zbatimin e tij, si pjesë e detyrimeve me të cilën Maqedonia po kthen agjendën Evropiane si prioritet kyç.

Tema të takimit, shtohet më tej në kumtesë, do të jenë edhe vazhdimi i bashkëpunimit të suksesshëm në shfrytëzimin e fondeve të IPA-s të parapara  për bashkëpunim ndërkufitar, si model i suksesshëm që duhet të paraqet shembull për ndërtimin e besimit mes dy vendeve fqinje.