Deputeti i “rebeluar” i koalicionit PAN, Milaim Zeka ka thënë, se edhe nëse koalicioni nuk merr pjesë në seancën e nesërme ai do të merr pjesë.

Zeka i ka thënë, se PDK e ka nesër mundësinë e fundit të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendin dhe nëse ndodh e kundërta atëherë nuk do ta votojë asnjë kandidatë të PDK-së.

“Veç në rast se vdes, se unë nesër do të marr pjesë në seancë, e para, e dyta në qoftë se PAN-i nuk e sjell nesër kandidatin e vet për kryetar të Parlamentit unë kurrë në jetë kandidat të PDK-së nuk do të votoj”, ka thënë Zeka për lajmi.net.

Më pas, Zeka i ka bërë thirrje Nismës që të merr pjesë nesër në seancë pasi nëse e saboton do të ketë dëme të pariparueshme.

“Shpresoj se Nisma nuk lidhet për këmbët me të keqen dhe nuk e saboton nesër seancën, po flas për Nismës, sepse do të ishte një dëme i pariparueshëm nëse nesër nuk vjen në seancë”, ka deklaruar më tutje ai.

Se a ekziston mundësia ta propozoi vetën për kryetar të Kuvendit, në mungesë të PAN-it, Zeka tha se nuk dëshiron të komentojë për këtë.

“Për gjëra ekstreme nuk dua të flas për momentin, për arsye se ata janë hapa që duhet të ndërmarr në bashkëveprim dhe në konsultë me disa njerëz të tjerë. Nuk dua të mendoj se dikush që unë kam hyrë në politikë për t’u bërë kryetar i Parlamentit. Unë e kam pas ëndërr me qenë deputet i qytetarëve të Kosovës për një milion arsyer”, ka thënë Zeka në fund.