Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka u ka dhënë ultimatum parterëve të koalicionit, se nëse deri të hënë nuk e sjellin emrin e kandidatit, ai do të propozojë që Nisma të dalë nga koalicioni PAN.

Ai ka thënë se nëse ky propozim dhe ai që Nisma të propozojë kandidatin në emër të PAN-it nuk kalon, ai do të votojë kundër PAN-it.

Postimi i plotë i Zekës:

Nëse PAN-i nuk sjelle emër deri te hënën, vota ime do jetë kundër

Çdo budallallëk , e ka një funde. Çdo konflikt , e ka një marrëveshje. Çdo bllokade, nje zgjidhje.

Kjo loja e VV/se, duke bojkotuar mbledhjet konsultative, duhet ta këtë një funde për PAN-in.

Nese PAN-i, deri javen qe vjen, nuk do ta sjelle emrin e kandidatit pet kryetar te Parlamentit, une si deputet i Kosoves, do te dale me keto propozime:

  1. Nisma te largohet nga PAN
  2. NISMA te propozoje kandidatin per Kryetar te Parlamentit, ne emër te PAN-it
  3. Nese asnjera alternative, vota ime nuk shkon per PAN-in, dhe krejte kete e beje per hire te votueseve te mi, dhe qe politiken e parlamentin, nuk i shohe si shtratin tim te fundit ne jeten time!!!