Deputeti i Lëvizjes BESA, Zekirija Ibrahimi përmes një postimi ka goditur sërish BDI, duke e quajtur parti enveriste

Sa më shumë që kalon koha, bindem se këta të partisë enveriste në pushtet (me gjithë tifozët e tyre të verbër) i kap një sklerozë e përgjithshme: në vend se të kërkojnë llogari nga “kryepatrioti” Talat Xhaferi me banditët e tjerë që e kanë votuar Zvërleskin, se pse e kanë bërë këtë dhe pse asnjëherë nuk kanë kërkuar llogari nga ai (madje, as pas rastit Monstra), turrevrap pyesin se pse nuk ishin të gjithë deputetët e Besës në sallë. Dhe, këta nuk më habitin – se ua njoh derexhenë, sa më mërzisin disa tjerë, të a.q. “neutralë” e “ekspertë”, që duke e shtruar pyetjen e enveristëve të BDI-së dhe titistëve të LSDM-së vetëm e dëshmojnë injorancën e tyre.

Deputetët e Besës janë në opozitë dhe ata nuk kanë asnjë detyrim t’ia bëjnë shumicën qeverisë. Ne nuk jemi goma rezervë as e enveristëve e as e titistëve.

Madje, vota jonë për shkarkimin e Zvërleskit nuk ishte për arsyet e njëjta siç votuan ata të partive shqiptare në qeveri. Vota jonë ishte për shkak të të burgosurve shqiptarë, që kjo qeveri as që i përmend më.

Vërtet heshtja është flori!”, ka shkruar Zekirija Ibrahimi, deputeti i BESËS” ka shkruar Ibrahimi