Gjatë vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci dhe deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka patën disa fërkime në momentin kur Zeka kërkoj ta marrë fjalën si deputet.

Në nisje të kërkesës së tij për të marrë fjalën ,Mikullovci i është drejtuar se nuk ka çfarë të thotë.

Zeka ka porositur Avdullah Hotin që t’i menaxhojë “inatet ballkanike” të liderëve të partive.

“E porosis Avdullah Hotin mos të thotë se Kadri Veseli është dorëzu sepse inatet ballkanike janë shumë të mëdha e ai prej dorëzimit kalon në ç’dorëzim e thotë hajt pe kallim Kosovën e nuk po dorëzohna”, ka thënë Zeka.