Më në fund është zbuluar edhe pjesëmarrësi i fundit në Dance With Me 4. Meqë vallëzimi është edhe harmoni, përballë një personazhi të pazakontë si Linda Rei, do të jetë një djalosh gjithaq i veçantë, që ka zgjedhur t’i kapërcejë kanonet uniforme të shoqërisë me artin dhe ndjeshmërinë e tij unike ndaj jetës në përgjithësi.

Donald Braho që njihet edhe si DABÓ do është shfaqur fillimisht në publik si model, duke qenë një nga të paktët model meshkuj në tregun ende të brishtë të modës në Shqipëri ndërsa publiku mund ta njohë më shumë nga klipet ku është shfaqur. As më shumë e as më pak ai është djali që kemi parë në klipin “E dehun” të Era Istrefit.

Pas këtyre përvojave, në një çast vendosi të kalonte në anën tjetër, atë të padukshmen, por që të bën të pranishëm në gjithçka, të skenaristit dhe regjisorit të klipeve. Ka qenë skenarist i klipit “Someday” të Janex dhe regjisor i klipit të këngës “13” të Era Istrefit.