Është zbuluar sot identitet i shqiptarit që humbi jetën në mënyrë tragjike në plazhet e Italisë.

Mediat lokale në Itali shkruajnë se shtetasi banor i Saciles, ishte 60 vjeçari  Lirim Biçaku.

Gjithçka ka ndodhur në sy të gruas së tij, nderkohe qe ai ra pa ndjenja, kur uji i kishte arritur ne pjesen e kembeve dhe jo ne thellesi te madhe. Mediat italiane raportojne se bashkeshortet kishin shkuar te kalonin nje dite te qete nen rrezet e diellit e prane detit, por dita qe kishin planifikuar si pushim iu kthye ne tragjedi.

Gruaja kerkoi ndihme sapo pa burrin te binte pa ndjenja. Ne vend nderhyne mjeket dhe urgjenca dhe mesohet se burrit iu dha ne vend ndihma e pare, madje edhe me defibrilator. Por duket se gjithcka ishte e kote, pasi, mjeku u dorezua, kur burri nuk po jepte me asnje shenje jete.  Nga hetimet e para thuhet se viktima vuante nga problemet e zemrës.