Gati një e pesta e banorëve që jetojnë në qytetin gjerman të Koblenzit u detyruan sot të evakuohen nga shtëpitë e tyre për t’i lejuar autoritetet të çaktivizojnë një bombë që i përkiste Luftës II Botërore.

“Më shumë se 20 000 persona janë evakuar sot brenda një rreze prej një kilometri nga vendndodhja e bombës, përfshirë banorët e një burgu dhe të një spitali”, njoftoi sot një zëdhënës i qytetit.

Bomba, rreth 500 kilogramë, u gjet dje gjatë ndërtimit të një çerdheje.

Koblenz u shkatërrua gjerësisht nga shpërthimet e bombave që goditën Gjermaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ekspertët kanë zbuluar se afërsisht një e katërta e një milion bombave të lëshuara në Gjermani nga Forcat Aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk shpërthyen për shkak të gabimeve teknike.

Zona industriale Ruhr dhe rajoni i Lower Rhine pranë Koblenz u bombarduan gjerësisht gjatë Luftës II Botërore, përfshirë qytetet e Dresdenit, Hamburgut dhe Hanoverit.