Pas zbulimit të tre pakove me pjesë armësh ditën e djeshme në Rinas, të tjera detaj kanë dalë ditën e sotme.

Nga se bëhet e ditur pakot janë nisur nga Tirana dhe kishin si destinacion Anglinë.

Edhe pse policia ka gjetur emrin e dërguesit, burimet bëjnë me dije se personi me atë emër nuk ekziston, pasi është emër i rremë. Zbulimi është bërë nga Policia kufitare në bashkëpunim me Doganat dhe me Sigurinë e Rinasit, ku në pako kishte pjesë armësh kallashnikov.

Mësohet se për të identifikuar personat e implikuar në këtë tregti armësh janë angazhuar Prokuroritë e tre vendeve, duke përfshirë edhe Drejtorinë e Antiterrorit, dhe Shërbimi Informativ Shtetëror të Shqipërisë.